Liderët e Kosovës së pavarur kanë treguar maturi të madhe në trajtimin e periudhës së ndjeshme pas shkëputjes nga Serbia, ka thënë kreu i misionit të BE-së, Pieter Faith në takimin e Grupit Drejtues për Kosovën sot në Vjenë.
Kosova ka bërë progres të madh që nga deklarimi i pavarësisë, tha Faith për të shtuar se "Grupi Drejtues do të bëjë çdo gjë për të siguruar se ky progres të jetë i vazhdueshëm".
Ai tha se "Grupi ka mirëpritur miratimit e Kushtetutës së Kosovës e cila përmban standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe ofron mbrojtje të gjërë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë".
Zoti Faith e përseriti kundërshtimin e Grupit për ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike dhe dënoi dhunën që ndodhi pasi Kosova e shpalli pavarësinë.
"Ne kërkojmë nga gjitha palët që aktivisht të marrin masa për të parandaluar dhunën" tha Faith.
Sipas tij mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë do të përbënte shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Përfaqësuesi evropian refuzoi të komentojë orarin e zëvëndësimit të UNMIK-ut nga ana e EULEX-it. "Është e rëndësishme që Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara të lëvizin mëtutje" shtoi Faith.