Ndërlidhjet

OKB: Misioni i Iranit i hedhë poshtë akuzat për mbështetje të kryengritësve


Misioni iranian në Kombet e Bashkuara, nëpërmjet të një kumtese, i ka hedhur poshtë akuzat nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara se Irani po i mbështet kryengritësit në Irak.

Në kumtesë thuhet se këto akuza janë "të falsifikuara", pasi nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk janë paraqitur prova për t'i mbështetur akuzat kundër Iranit.

Mëtutje, theksohet se Iranit i konvenon siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në Irak, pasi jostabiliteti në këtë vend fqinjë ndikon negativisht në Iran.

Presidenti George Bush, gjernerali David Petraeus, që është komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gates, ishin në mesin e liderëve amerikanë, që kanë akuzuar Iranin për mbështetje të militantëve në Irak.
XS
SM
MD
LG