Ndërlidhjet

Milloshoski: Duhet edhe një kohë derisa Maqedonia të vendosë për Kosovën


Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se do të zgjasë edhe një kohë derisa të merret vendimi se a do ta njohë Maqedonia Kosovën.

"Maqedonia ende nuk e ka pranuar Kosovën. Këtë çështje po e shqyrtojmë. Meqë Maqedonia nuk është Britani, ne jemi fqinjë me Serbinë dhe Kosovën dhe dëshirojmë që me ta të kemi marrëdhënie të mira", tha zoti Milloshoski në një intervistë për gazetën çeke, Lidove Novini.

Sipas tij, "zhvillimet në Kosovë, në Serbi dhe në Bosnjë jamë tema të vazhdueshme të cilave, Bashkimi Evropian duhet t'ju kushtoj kujdes".

Duke u shprehur për kontestin për emër me Greqinë, ministri Milloshoski tha se Maqedonia nuk e sheh me optimizëm zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Është shumë vështirë të gjendet zgjidhje. Mendojmë se ky nuk është kontest për emër. Me këtë problem, Greqia vetëm po e fsheh agjendën e saj të fshehtë, që Maqedonisë të mos i njihet e drejta e vetëvendosjes kombëtare dhe gjuhësore", tha ministri i jashtëm, i Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
XS
SM
MD
LG