Ndërlidhjet

Dalai Lama shpallet qytetar nderi i Parisit


Këshilli i Qytetit të Parisit e ka shpallur qytetar nderi Dalai Lamën, në kohën kur në Kinë po vazhdojnë protestat anti-franceze.

Kryebashkiaku i Parisit, socialisti Bertrand Delanoe, tha se kryeqyteti francez dëshiron që të nderojë "kampionin e paqes".

Mirënjohja u kundërshtua nga presidenti Nicolas Sarkozy, i cili po përpiqet t'i zbusë marrëdhëniet e tensionuara me Pekin, që pasuan protestat kaotike kundër Pishtarit Olimpik, dy javë më parë në Paris.
XS
SM
MD
LG