Ndërlidhjet

Irak: Vriten dy ushtarë amerikanë


Dy ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në provincën qendrore irakiane Salaheddin.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se bomba ka shpërthyer dje "gjatë operacioneve" në provincë.

Bilanci i përgjithshëm i viktimave amerikane në Irak prej fillimit të invazionit në mars, 2003, ka arritur në 4.041 ushtarë të vrarë.
XS
SM
MD
LG