Ndërlidhjet

Al Maliki kritikon vendet fqinje


Kryeministri irakian, Nuri al Maliki ka kritikuar vendet fqinje se nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur Irakun dhe nuk po bllokojnë militantët që hyjnë në Irak. Al Maliki kërkoi dhe faljen e borxhit të jashtëm të vendit të tij, që shkon në 67 miliardë dollarë.

Komentet e Al Malikit u bënë në konferencën ministrore për Irakun që po mbahet në Kuvajt. Në konferencë përveç përfaqësuesve të vendeve fqinje, marrin pjesë dhe fuqitë botërore.

Rrugët për stabilizimin e Irakut janë në qendër të konferencës.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e cila gjatë fundjavës vizitopi Irakun, po merr pjesë në konferencë. Ajo kërkoi nga vendet arabe që të mbanin premtimet për lidhje diplomatike dhe ndihma financiare për Irakun.
XS
SM
MD
LG