Ndërlidhjet

Politikanë serbë kërkojnë nëshkrimin e MSA-së


Zyrtarët pro evropianë të Serbisë kanë kërkuar nga Hollanda të mbështesë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Hollanda po bllokon nënshkrimin e marrëveshjes, pasi së pari kërkon bashkëpunim të plotë mes Beogradit dhe Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë.

Një pjesë e politikanëve në Beograd dhe zyrtarët e BE-së kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes para zgjedhjeve të 11 Majit, si ndihmë për bllokun pro evropian.

Nga ana tjetër kryeministri Koshtunica ka thënë se marrëveshja duhet nënshkruar vetëm nëse BE-ja e pranon se Kosova është pjesë e Serbisë.
XS
SM
MD
LG