Ndërlidhjet

Basha: Akuzat e Del Pontes përplot me "të pavërteta dhe absurditete"


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, i ka cilësuar si "të pavërteta dhe absurditete" akuzat e Carla Del Pontes, se luftëtarët shqiptarë kanë trafikuar organet e serbëve të vrarë gjatë Luftës në Kosovë.

"Ne na vjen keq se ish kryeprokurorja mund të shkruajë një libër me plot të pavërteta dhe absurditete, që nuk janë vetëm imorale, por edhe të falsifikuara", tha sot Lulëzim Basha.

Ai mëtutje u shpreh se akuzat ishin "të pavërteta, që nga grupe të caktuara u shfrytëzuan për ta delegjitimuar luftën korrekte të popullit të Kosovës dhe për ta njollosur imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë".

Ministri Basha u shpreh se "paraqitja e fakteve të këtilla joekzistente mund t'i inkurajoj vetëm radikalët, nacionalizmin dhe urrejtjen".
XS
SM
MD
LG