Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, i tha sot ministrit të jashtëm të Gjeorgjisë, David Bakradze,se Shtetet e Bashkuara janë fuqishëm të përkushtuara për sovranitetin e Gjeorgjisë.
Zonja Rice kërkoi që Gjeorgjia dhe Rusia t'i zgjidhin mospajtimet e tyre.
Zoti Bakradze po kërkonte dënim të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për lëvizjen e Rusisë, që me rajonet separatiste Abkhazi dhe Osheti Jugore të krijoj lidhje më të forta.
Këshilli i Sigurimit, sot më vonë, pritet të diskutoj për krizën e fundit ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë lidhur me rajonin separatist Abkhazia.
Tbilisi ka akuzuar Moskën se e ka rrëzuar një aeroplan vëzhgues të Gjeorgjisë gjatë fluturimit mbi Abkhazi të dielën e kaluar.
Rusia thotë se kryengritësit e Abkhazisë e kanë rrëzuar aeroplanin dhe kanë akuzuar Gjeorgjinë për shkeljen e armëpushimit sipas marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara, duke e dërguar aeroplanin vëzhgyes pa pilot mbi Abkhazi.