Ndërlidhjet

Sejdiu: Vizita e Tadiqit ka karakter privat


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi se vizita e paralajmëruar e presidentit serb Boris Tadiq në disa mjedise serbe në Kosovë ka karakter "privat".

Në manifestimin PanEuropa në Prizren, Sejdiu tha se çdo hyrje-dalje në Kosovë është në kompetencë të UNMIK-ut, por shtoi se për Prishtinën është e papranueshme "çdo ardhje e njerëzve, të cilët kanë për qëllim propagandën politike".

"Njerëzve mund t'u lejohet t'i vizitojnë bashkëkombasit e tyre, por për ne janë të papranueshme vizitat që kanë për qëllim fushatën parazgjedhore, krijimin e situatave konfliktuoze dhe nxitjen e urrejtjes", tha Sejdiu.
XS
SM
MD
LG