Ndërlidhjet

Britania dërgon 600 trupa shtesë në Kosovë


Britania do të dërgojë 600 trupa shtesë në Kosovë, shkruan e përditshmja "Guardian".

Zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të mbrojtjes janë dakorduar me kërkesën e NATO-s që të dërgojnë një bataljon me rreth 600 ushtarë, për të ndihmuar në "ruajtjen e rendit publik" në shtetin e ri të pavarur në Ballkan, shkruan gazeta londineze.

Sipas "Guardian", komandantët e NATO-s presin rritje të tensioneve etnike në Kosovë në muajt që vijnë.

"Situata e përgjithshme në Kosovë është gjithmonë e paparashikueshme", citohet të ketë thënë gjeneral majori Martin Rutledge, shef i ekipit ushtarak britanik në misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

KFOR-i nuk e ka konfirmuar njoftimin për ardhjen e 600 trupave shtesë britanike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG