Dimitrij Rupel, ministër i jashtëm i Sllovenisë, vend që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha mbrëmë se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e përgatitur për zhvillimin e ngjarjeve pasi të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.
"Të gjithë faktorët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë tash duhet të përgatiten për zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve pas fuqizimit të Kushtetutës së re të Kosovës dhe në ndikimet e saj në transformimin e rolit të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë", tha zoti Rupel në një tubim në Vjenë.
Duke folur për çështjen e "udhëheqjes së pavarësisë së Kosovës dhe raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë", ai theksoi se sfidë do të jetë ndarja e punëve ndërmjet misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian.
Sipas zotit Rupel, BE-ja angazhohet për karakter evropian të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, pasi në rend të parë, kjo është çështje evropiane.