Ndërlidhjet

Ban Ki Moon dënon tentim-atentatin ndaj Karzait


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, e ka dënuar si të papranueshëm sulmin e ndodhur në paradën ushtarake në Afganistan, ku merrte pjesë edhe presidenti Hamid Karzai.

Ban Ki Moon ka premtuar vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare për Qeverinë afgane dhe rindërtimin e vendit.

Presidenti Karzai shpëtoi pa u lënduar nga të shtënat dhe shpërthimet, por 3 persona, përfshirë anëtarë të Parlamentit, janë vrarë dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur.

Talebanët e morën përgjegjësinë për sulmin, sipas të cilëve, është kryer nga gjashtë sulmues, tre prej të cilëve kanë vdekur.

Sulmin e kanë dënuar Franca, Gjermania, Pakistani, India dhe Kanada.
XS
SM
MD
LG