Ndërlidhjet

Moskë: Gjeorgjia përgatit aksion ushtarak në Abkhazi


Rusia sot e akuzoi Gjeorgjinë për përgatitje të operacioneve ushtarake kundër Abkhazisë.

Ministria e Jashtme në Moskë tha se Gjeorgjia ka dërguar 1.500 ushtarë dhe policë në grykën Kodori në Abkhazi, e cila kontrollohet nga Tbilisi.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes i Gjeorgjisë. Batu Kutelia i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Rusisë është cituar të ketë thënë se ajo është e obliguar të forcojë kontingjentin paqëruajtës në Abkgazi dhe Osetinë Jugore, për shkak të rritjes së tensioneve rreth dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG