Ndërlidhjet

Koshtunica: Do anulojmë marrëveshjen me BE


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se parlamenti i Serbisë do ta anulojë marrëveshjen për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve të 11 majit.

"Qeveria dhe parlamenti i ri i Serbisë menjëherë do ta anulojnë nënshkrimin ilegal", ka thënë Koshtunica në një deklaratë.

"Ne asnjëherë nuk do ta lejojmë askend që të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës në emër të Serbisë, prandaj nënshkrimi i sotëm është i pavlerë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG