Ndërlidhjet

Rusia dhe Greqia nënshkruan marrëveshje për gazpërçuesin


Rusia dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për pjesëmarrjen e Greqisë në naftësjellësin e propozuar, për të cilin analistët thonë se do ta forcojë pozitën dominante të Rusisë në furnizimin e Evropës me energji.

Marrëveshje u nënshkrua në një ceremoni në Kremlin, ku morën pjesë presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri grek Costas Karamanlis.

Projekti "Rryma e Jugut" do të pompojë gaz natyror nlën Detin e Zi nga Rusia në Bullgari, para se të ndahet në dy degë, atë veriperëndimore në Austri, dhe degën juglindore në Greqi.

Pojekti është rival i gazpërçuesit Nabuko, i cili parashihet të përcjellë gazin nga Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore në Evropë përmes Turqisë, duke anashkaluar Rusinë.
XS
SM
MD
LG