Gjermania e hapi për publikun koleksionin më të madh botëror të dokumentave për krimet e nazizmit, ku përfshihen afro 50 milionë dosje për rreth 17.5 milionë viktima të nazizmit.
Dokumentat përfshijnë urdhëra arrestimi, regjistra të vdekjes dhe shënime të Gestapos, si dhe zbulojnë detaje për njerëzit e vrarë në Hollokaust, për të mbijetuarit në kampet e përqëndrimit dhe për punën e detyrueshme.
Deri sot, qendra në Bad Arolsen ishte e hapur vetëm për viktimat e nazizmit dhe familjarët e tyre.