Ndërlidhjet

SHBA shqyrton veprimet ndaj Bjellorusisë


Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se cilat veprime do të ndërmarrin kundër Bjellorusisë në përgjigje të dëbimit të 10 diplomatëve amerikanë nga ana e Minskit.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se po shqyrtohet mundësia që Uashingtoni t'i bëjë thirrje Bjellorusisë që të tërheqë gjithë diplomatët nga Shtetet e Bashkuara.

Mirepo, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, nuk ka dhënë detaje të veprimeve amerikane.

"Ne paralajmërojmë ata se ekzistojnë disa veprime që ne mund t'i ndërmarrim. Me dëbimin e stafit tonë, Bjellorusia po e bën të vështirë funksionimin e misionit tonë atje dhe kjo na detyron të marrim veprime shtesë", ka thënë McCormack.
XS
SM
MD
LG