Ndërlidhjet

Lavrov: Iranit iu ofrua raund i ri bisedimesh


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fuqitë botërore i kanë ofruar Teheranit një raund të ri bisedimesh rreth programit bërthamor të Iranit, me kusht që Teherani ta pezullojë pasurimin e uraniumit gjatë kohës së negociatave.

Lavrov i bëri këto komente për agjencinë ITAR-TASS një ditë pas bisedimeve në Londër të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania.

Në përmbyllje të bisedimeve, sekretari i Jashtëm britanik, David Milliband tha se gjashtë fuqitë e mëdha janë dakorduar për një ofertë të re stimulesh që të bindin Iranin të ndërpresë punën e ndjeshme bërthamore, por Milliband nuk dha detaje tjera.
XS
SM
MD
LG