Ndërlidhjet

Ohër: Integrimi në BE, alternativa e vetme


Në Ohër përfundoi samiti dy ditësh i liderëve të vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.

Në përmbyllje të takimit, liderët konkluduan se integrimi evropian është e vetmja "alternativë e qëndrueshme politike" për Ballkanin Perëndimor.

"Procesi i integrimete evroatlantike nuk mund të konsiderohet i përfunduar pa përfshirjen e plotë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në aleancën e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian" , tha presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski duke i paraqitur konkluzat e samitit.

Njëra nga temat kryesore të takimit ishte Kosova, përfaqësuesit e së cilës nuk ishin ftuar në takim.

Cërvenkovski tha se pjesëmarrësit kishin "pikëpamje të ndryshme" për Kosovën, por shtoi se "secili u dakordua se stabiliteti i rajonit ka rëndësi të jashtzakonshme".

"Duhe të shfrytëzohen resurse dhe përpjekje shtesë në mënyrë që të arrihen siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i qëndrueshëm për Kosovën dhe për rajonin", tha Cërvenkovski.
XS
SM
MD
LG