Ndërlidhjet

Obama fiton ndaj Klintonit në Guam


Barack Obama ka fituar vetëm për shtatë vota ndaj Hillary Klintonit në territorin e vogël të Guamit, në zgjedhjet e Partisë Demokratike për të nominuar kandidatin për president të SHBA-ve.

Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë se Obama ka marrë 2 mijë e 264 vota përderisa Klinton fitoi 2 mijë 257.

Me fitoren e tij, Obama ka siguruar edhe katër delegatë në Kuvendin e partisë, ku do të zgjidhet i nominuari që do të konkurojë bashkw me kandidatin e Partisë Republikane John McCain, në zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG