Ndërlidhjet

Guehenno po qëndron në Mitrovicë


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Jean Mari Guehenno, sot po qëndron në Mitrovicë. Atje, ai ka paralajmëruar të takoj autoritetet e UNMIK-ut si dhe përfaqësuesit e komunitetit pakicë serb.

Dje, Guehenno ka takuar dhe udhëheqësit kosovar, me të cilët ka biseduar për formën e ardhshme të pranisë së UNMIK-ut, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim se në çfarë formati do të mbetet UNMIK-u në Kosovë edhe pas kalimit të tranzicionit, por ka folur për përshtatjen e UNMIK-ut me rrethanat e krijuara në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
XS
SM
MD
LG