Ndërlidhjet

Birmani: 22 mijë të vdekur nga cikloni


Mediat shtetërore të Birmanisë njoftuan se numri i viktimave të cikolinit ka arritur në 22 mijë.

Rreth 41 mijë persona konsiderohen të zhdukur.

Televizioni shtetorë njoftoi se junta ushtarake është e gatshme të pranojë ndihmën ndërkombëtare për të përballuar krizën humanitare.

Zëdhënësi i organizatës humanitare World Food Program, Paul Risley tha për Radion Evropa e Lirë se qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

"Vlerësimet e paraprake të ekipeve tona tregojnë se qindra mijëra njerëz gjenden të pastrehuar" tha Risley.

Ndërkohë në Birmani u njoftua se referendumi shtetërorë i paraparë për këtë vikend do të mbahet. Ai do të jetë votimi i parë gjatë dy dekadave të sundimit ushtarak të vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG