Ndërlidhjet

SHBA, Rusi marrëveshje bashkëpunimi bërthamor


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në energjinë bërthamore.

Kreu i kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Sergei Kiriyenko dhe ambasadori amerikan Rilliam Burns e nënshkruan marrëveshjen që mundëson dy vendet armike të ish Luftës së Ftohtë të bashkëpunojnë në fushën e energjisë bërthamorë.

Në samitin e vitit 2006 presidenti Bush dhe ai rus Putin, kërkuan nga qeveritë të lëvizin përpara me marrëveshjen por një gjë e tillë u kundërshtua nga disa kongresmenë amerikanë
XS
SM
MD
LG