Ndërlidhjet

Medvedev emëroi Putinin për kryeministër


Presidenti i ri i Rusisë Dmitry Medvedev e ka emëruar ish-presidentin Vladimir Putin për kryeministër të vendit.

Emërimi i Putinit u bë vetëm dy orë pasi Medvedev e bëri betimin gjatë një ceremonie në Kremlin.

Ai i fitoi zgjedhjet e marsit me 70 % të votave, pasi Putin i dha përkrahje të fuqishme.

Në fjalimin e tij inaugurues, Medvedev sot u zotua se do t'i vazhdojë politikat e Putinit.

"Në tetë vjetët e kaluar është krijuar një bazë e fuqishme për zhvillim afatgjatë të vendit. Ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë rast unik që ta bëjmë Rusinë një ndër vendet në të mira në botë, për jetë të rehatshme e të sigurt", tha Medvedev.

Putin u largua nga posti pas dy mandateve të njëpasnjëshme 4-vjeçare që lejon Kushtetuta e Rusisë.

Parlamenti mundet qysh nesër të votojë për kryeministrin e ri dhe besohet se miratimi është i sigurt, pasi partia pro-Kremlinit, Rusia e Bashkuar, e ka shumicën e deputetëve.
XS
SM
MD
LG