Ndërlidhjet

KB e kritikojnë juntën e Birmanisë


Kombet e Bashkuara sot e kritikuan Qeverinë e Birmanisë për refuzimin që t'i lejojë punonjësit humanitarë t'u ndihmojnë viktimave nga cikloni shkatërrimtar.

Junta ushtarake la të kuptohet se dëshiron ndihma, por jo edhe punonjës humanitarë ndërkombëtarë për t'u përballur me pasojat e ciklonit Nargis.

Katastrofa e së shtunës, më e rënda në historinë e vendit, la më shumë se 1 milionë njerëz pa strehë, pa ushqim dhe pa ilaçe.

Mediat shtetërore të Birmanisë kanë thënë se rreth 23 mijë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 42 mijë konsiderohen të zhdukur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG