Ndërlidhjet

Rusia shfaq armë të rënda në Ditën e Fitores


Lëshues të raketave balistike dhe tanke kanë kaluar sot në Sheshin e Kuq, në Moskë, në parakalimin e Ditës së Fitores, që simbolizon fitoren e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste, në vitin 1945.

Kjo ishte hera e parë që nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, që në Sheshin e Kuq u shfaqën pajisje të rënda ushtarake.

Presidenti i sapozgjedhur, Dmitry Medvedev, i cili e kryesoi paradën në cilësinë e kreut të forcave të armatosura, paralajmëroi kundër "ambicieve të papërgjegjshme", të cilat mund të nxitin konflikt ndërkombëtar.

"Ne duhet të marrim tejet seriozisht çdo përpjekje për të mbjellë urrejtje racore apo fetare, për t'i fryrë terrorit apo ekstremizmit ideologjik, me qëllim të përzierjes në punët e brendshme të vendeve tjera, apo të përpjekjeve për rivendosjen e kufijve", tha Medvedev.

Pranë tij ishte Vladimir Putin, i cili të enjten u zgjodh kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG