Ndërlidhjet

Hyseni: Të drejtat e qytetarëve, prioritet i institucioneve


Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni ka deklaruar në Vjenë se respektimi dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve janë prioritet dhe detyrë e vazhdueshme e institucioneve të Kosovës.

"Institucionet dhe populli i Kosovës janë të përkushtuar për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe shumë-etnike, ku prioritet është respektimi i të drejtave të njeriut", ka thënë Hyseni në një takim me diplomatët nga vendet e Amerikës Jugore dhe Qendrore të akredituar në Vjenë.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se Hyseni u është falënderuar ambasadorëve të Kostarikës të Perusë për njohjen e Kosovës.

Nesër Hyseni udhëton në Panama ku do takohet me përfaqësues të vendeve të rajonit, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG