Ndërlidhjet

Serbia zgjedh sot midis izolimit dhe integrimit


Sot, në Serbi, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale, ku blloku pro-perëndimor i presidentit Boris Tadiq përballet me bllokun e partive nacionaliste.

Të drejtë votimi kanë 6.865.400 qytetarë. Kutitë e votimit janë hapur në orën 7, ndërkaq do të mbesin të hapura deri në orën 20 të mbrëmjes.

Në përmbyllje të fushatës, Tadiq tha se "zgjedhjet e 11 majit janë një formë referendumi, ku qytetarët do të vendosin nëse Serbia do të jetë apo jo anëtare e Bashkimit Evropian".

Zgjedhjet po mbahen edhe në disa pjesë të Kosovës, të banuara me serbë, për të cilat administrata e UNMIK-ut dhe institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk janë legjitime.
XS
SM
MD
LG