Ndërlidhjet

Birmani: Vazhdojnë kritikat për qeverinë


Organizatat franceze e ndihmave "Mjekët e Botës" ka marrë autorizimin nga qeveria e Birmanisë të drejtojë shpërndarjen e ndihmave të veta, duke filluar nga e hëna.

Kjo është leja e parë për organizatat humanitare që të ndihmojnë viktimat e ciklonit në Birmani. Vendimi erdhi pas kërkesave të shtuara nga organizatat humanitare për qeverinë në Birmani që t'i lejojë të hyjnë në vendin e goditur nga cikloni. Organizatat thonë se mijëra njerëz mund të vdesin në Birmani nëse ndihmat emergjente nuk arrijnë të depërtojnë te të mbijetuarit e ciklonit.

Mjekët pa kufij bën të ditur se vetëm një sasi e papërfillshme e ndihmave ka arritur tek njerëzit në nevojë. Organizata tjetër humanitare, OXFAM ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 1.5 milion. Më shumë se 100 mijë numërohen deri më tani të kenë vdekur nga cikloni i javës së kaluar.

Së fundi kritika ndaj qeverisë kanë ardhur nga nga Londra zyrtare. Ministri i jashtëm britanik, David Miliband ka akuzuar qeverinë birmaneze për "neglizhencë ekstreme".

Regjimi ushtarak në Birmani këmbëngulë se ndihmat do të shpërndahen nga strukturat qeveritare, megjithë informacionet për vonesa të mëdha në shpërndarjen e ndihmave.
XS
SM
MD
LG