Ndërlidhjet

Vazhdojnë votimet në Serbi


Në Serbi vazhdojnë votimet për zgjedhjet paralmentare dhe lokale.

"Do të zhdukim korrupsionin, krimin dhe do krijojmë vende të shumta pune. Do ta bëjmë Serbinë sërish vendin e njerëzve krenarë, do mbrojmë kufijtë tanë, do bashkëpunojmë me të gjithë, në mënyrë të hapur me miqtë, dhe në mënyrë të kujdesshme me ata që tregojnë se nuk janë miqtë tanë", tha Tomisllav Nikoliq.

Udhëheqësi i radikalëve serbë, i cili duket të ketë një përparësi të lehtë ndaj partisë së presidentit Tadiç kundërshton bashkëpunimin me BE-në nëse Brukseli nuk kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër presidenti Tadiç deklaroi se "votimi i sotëm ka pasoja shumë të mëdha. Rezultati i votimeve do tregojë nëse do jenë pozitive ose negative". Tadiç shprehu bindjen se serbët do votojnë "për jetën përparimin dhe zhvillimin e shpejtë".

Anketat tregojnë se asnjë nga partitë kryesore nuk do fitojë shumicën, çfarë i jep një rol të veçantë partisë së kryeministrit Koshtunica, nga e cila do mund të varet krijimi i qeverisë së pas zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG