Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA, BE urojnë Beogradin


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Serbi, si dhe fitoren e bllokut pro-evropian.

"Zgjedhësit serbë treguan qartë se zemra e tyre është në Evropë", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd.

Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, ka kërkuar "krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, e cila duhet të jetë e angazhuar për reformat që çojnë drejt Evropës".

Solana ka shtuar se Serbia tani është në një pozitë që mund të përparojë shpejt.

Sllovenia, si vend kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, është shprehur e kënaqur me fitoren e bllokut të partive pro-evropiane në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Edhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës e Suedisë e kanë përshëndetur fitoren e bllokut të partive të quajtura pro-evropiane.

OSBE-ja që vëzhgoi zgjedhjet, tha se votimet u organizuan "në mënyrë profesionale".
XS
SM
MD
LG