Ndërlidhjet

Dënohet dhuna në Liban


OKB-ja, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e Lindjes së Mesme kanë dënuar dhunën e fundit në Liban dhe i kanë bërë thirrje palëve t'i japin fund luftimeve.

Deklarata u lëshua nga grupi i vendeve që njihen si "Miqtë e Libanit".

Presidenti amerikan, George Bush, përmes një deklarate, ka dënuar fuqishëm përpjekjet e Hezbullahut dhe mbështetësve të tyre, Sirisë dhe Iranit, për të dëmtuar qeverinë dhe popullin libanez.

Bush përsëriti mbështetjen për qeverinë e Fuad Siniorës dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të ndihmojnë ushtrinë libaneze, në mënyrë që ajo të jetë e aftë të mbrojë qeverinë.
XS
SM
MD
LG