Ndërlidhjet

Tadiq afrohet me socialistët për qeverinë


E përditshmja e Beogradit "Blic" ka raportuar se Partia Demokratike e Serbisë dhe socialistët e ish-presidentit Millosheviq janë afër për të formuar qeverinë.

Raporti thotë se marrëveshja është afër firmosjes ndërmjet presidentit serb, Boris Tadiq, i cili kryeson aleancën pro-evropiane, dhe liderit të socialistëve, Ivica Daçiq.

Raporti, që citon zyrtarë të lartë të dy partive, thotë se marrëveshja mund të bëhet publike nga fundi i muajit, pas konfirmimit zyrtar të rezultateve zgjedhore.
XS
SM
MD
LG