Ndërlidhjet

Kinë: Rreth 20 mijë të vdekur nga tërmeti


Mediat zyrtare të Kinës raportuan sot se bilanci i viktimave nga tërmeti në provincën Sichuan është mbi 19.500 njerëz.

Dje, qeveria tha se bilanci i të vdekurve është rreth 15 mijë, ndërsa rreth 10 milionë njerëz janë prekur drejtpërdrejt nga tërmeti.

Kryeministri kinez urdhëroi që helikopterë ushtarakë dhe civilë të venë në vendin e ngjarjes dhe mijëra t'u bashkëngjiten operacioneve të shpëtimit.

Zyrtarët thonë se rreth 27 mijë njerëz ndodhen nën rrënojat apo konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG