Ndërlidhjet

Munter: Kosova dhe Serbia kanë të ardhmen në Evropë


"Jam i sigurt se edhe Kosova, edhe Serbia, do ta kenë ardhmërinë në Evropë", ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Cameroon Munter.

Në një intervistë për mediat e Beogradit, Munter ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin që Qeveria e re e Serbisë të formohet në pajtim me vullnetin e qytetarëve, të cilët në zgjedhjet e fundit u përcaktuan për të ardhmen evropiane të vendit.

Ambasadori amerikan i ka cilësuar si të shëndosha marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Serbinë dhe ka shprehur bindjen se me kohë, me forcimin e lidhjeve afariste dhe kulturore, marrëdhëniet do të jenë edhe më të mira.
XS
SM
MD
LG