Ndërlidhjet

Prishtinë: 6 të arrestuar për trafikim njerëzish


Gjashtë persona, përfshirë një oficer policie janë arrestuar sot në Kosovë, nën dyshimin se janë të ndërlidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Policia tha se të gjashtët u arrestuan gjatë bastisjeve të veçanta në Prishtinë dhe në dy komuna tjera.

Gjatë aksionit, policia gjithashtu ka sekuestruar dhjetra dokumenta personale të falsifikuara, si dhe pajisje, përfshirë një vulë falso të shefit të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG