Ndërlidhjet

Birmani: Mbi 130 mijë të vdekur nga cikloni


Numri i të zhdukurve nga cikloni që para dy javësh goditi Birmaninë mund të arrijë deri në 133 mijë veta.

Organizatat humanitare pohojnë se rreth 77 mijë veta kanë vdekur, ndërsa 55 mijë konsiderohen të zhdukur.

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se rreth 2.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma urgjente nga të cilat u varet fati, por junta ushtarake nuk lejon ndihmën nga organizatat e mëdha ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG