Ndërlidhjet

Kermabo konfirmon shtyrjen e misionit të EULEX


Shefi i misionit evropian në fushën e rendit dhe ligjit, Iv de Kermabo ka konfirmuar sot në Prizren se fillimi i punës së misionit do të shtyhet përkohësisht.

"Për shkak të problemeve politike dhe teknike mund të vonohet fillimi i misionit të EULEX" ka thënë Kermabo për të shtuar se ende nuk e din se për sa kohë do të jetë kjo shtyrje por se misioni do të fillojë punën sa më parë.

Kermabo nuk u përgjigj për spektin politik të shtyrjes së misionit.

Mirëpo ai shtoi se nuk pret asnjë "dritë të gjelbërt" nga Kombet e Bashkuara për fillimin e punë së EULEX-it.
XS
SM
MD
LG