Ndërlidhjet

Bagdad: Vazhdon gjykimi i Tariq Aziz


Ish zëvendës kryeministri i Irakut Tariq Aziz sot pritet të dalë para Tribunalit të lartë në Bagdad për t'u përballur me akuzat lidhur me ekzekutimin e disa tregtarëve në vitin 1992.

Gjykimi u hap në 29 prill, por u shty pas më pak se një ore.

Aziz mund të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor për ekzekutimin e 42 tregtarëve, të cilët ishin akuzuar nga qeveria e ish diktatorit Saddam Hussein për shkak se i kishin rritur çmimet e produkteve themelore.

Aziz iu dorëzua forcave amerikane në prill 2003, pak pas fillimit të invazionit në Irak.
XS
SM
MD
LG