Ndërlidhjet

McCain dhe Obama polemizojnë rreth Iranit


Rivalët e mundshëm në garën presidenciale John McCain dhe Barack Obama sërish kanë polemizuar rreth politikës amerikane ndaj Iranit.

McCain, kandidati i Republikanëve për zgjedhjet e nëntorit, e kritikoi Obamën si të papërvojë dhe të pamatur, për deklaratat se Irani nuk përbën kërcënim të njëjtë për Shtetet e Bashkuara siç përbënte Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë kandidati demokrat Obama, i mbrojti qëndrimet e tij duke thënë se megjithëse pikëpamjet e tij për Iranin janë serioze, është e arsyeshme që Uashingtoni të ketë kontakte diplomatike me Teheranin, ashtu siç kishte me liderët sovjetikë.
XS
SM
MD
LG