Ndërlidhjet

Poçar: Gjykata e Hagës të vazhdojë


Presidenti i Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Fausto Poçar ka kërkuar që kjo gjykatë të mbetet e hapur deri në arrestimin dhe gjykimin e të akuzuarve kryesorë nga luftërat në Ballkan.

Në të akuzuarit kyç që duhet të arrestohen e gjykohen Poçar përmendi Ratko Mlladiçin e Radovan Karaxhiçin, Stojan Zhupljaninin, ish komandant i policisë së serbëve të Bosnjës dhe udhëheqësit të serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç.

Gjyqtari italian, aktualisht president i Gjykatëas së hagës tha se mosarrestimi dhe mosgjykimi i këtyre personave e lë të papërmbushur mandatin e Gjykatës së Hagës.
XS
SM
MD
LG