Ndërlidhjet

SHBA mohojnë raportin për sulm ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara kanë mohuar një raport të publikuar në Izrael, i cili thotë se presidenti George Bush ka ndërmend ta sulmojë Iranin përpara se t'i përfundojë mandati në janar, 2009.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino e denoncoi raportin në "Jerusalem Post" duke thënë se "nuk ia vlen as sa letra ku është shkruar".

Perino tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mbeten kundërshtarë të ambicjeve të Iranit për të siguruar armë bërthamore, por vazhdojnë të shpresojnë se çështja mund të zgjidhet përmes "mjeteve paqësore diplomatike".
XS
SM
MD
LG