Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin


Rusia dhe Kina kanë nënshkruar sot një marrëveshje në vlerë prej 1 miliardë dollarë për zgjërimin e naftëpërçuesit rus në brendi të territorit kinez.

Marrëveshja u nënshkrua në ditën e parë të vizitës së presidentit rus, Dmitry Medvedev në Kinë.

Medvedev e filloi vizitën dy ditore me takimin me homologun Hu Jintao. Kreu i agjencisë bërthamore ruse (Rosatom), Sergei Kiryenko, tha se dy vendet do të nënshkruajnë edhe marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një reaktori bërthamor në Kinë.

Kiryenko është pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin rus.

Para vizitës, Medvedev e cilësoi Pekinin si një nga partnerët më të rëndësishëm të politikës së jashtme.

Kjo është vizita e parë e Medvedev jashtë vendit që kur trashëgoi presidentin Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG