Ndërlidhjet

Serbia e tërheq ambasadorin nga Çekia


Serbia e tërhoqi ambasadorin e saj nga Republika e Çekisë në shenjë proteste ndaj njohjes që Praga i bëri pavarësisë së Kosovës.

Në deklaratën e ministrisë së Jashtme në Beograd thuhet se qeveria serbe gjithashtu i ka paraqitur notë formale proteste qeverisë së Çekisë.

Më herët, ministria e Jashtme çeke shprehu keqardhje rreth paralajmërimit të Serbisë, pasi Praga zyrtare njohu pavarësinë e Kosovës.
"Na është dashur të llogarisim edhe këtë mundësi, pasi Serbia ka vepruar njëjtë me vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës" tha zëdhënësja e ministrisë, Zuzana Opletalova.

Çekia e njohu Kosovën të mërkurën.
XS
SM
MD
LG