Ndërlidhjet

Vdiq pronari i Top Medias, Dritan Hoxha


Në orët e para të mëngjesit, në një aksident automobilistik në Tiranë, humbi jetën pronari i Top Medias, Dritan Hoxha.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01.50 minuta në bulevardin "Bajram Curri", në afërsi të studiove të Top Channel.

Sipas policisë, vetura e tij ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar rreth 82 metra, është përplasur me një pemë në lulishten e lumit të Lanës.

Hoxha ishte themelues i Top Albanian Radio, Top Channel dhe Digital-it.


XS
SM
MD
LG