Ndërlidhjet

Prishtinë: U shënua Dita e Presidentit


Sot, në Prishtinë, është shënuar Dita e Presidentit.

"24 Maji është ditë kur është hapur kaptina e luftës për liri, demokraci e pluralizëm politik", tha presidenti Fatmir Sejdiu, i cili mbajti një fjalë rasti në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Sejdiu evokoi kujtimet për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, duke thënë se nga kjo shtëpi, që dikur ishte e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, lindën fillet e para të krijimit të shtetit të Kosovës.

Dita e Presidentit të Kosovës shënohet që nga viti 2005.
XS
SM
MD
LG