Ndërlidhjet

Iran: 30 të vdekur nga zjarri në fabrikë


Nga zjarri që ka shpërthyer sot në një fabrikë farmaceutike në Iran kanë humbur jetën 30 njerëz, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia IRNA.

Fatkeqësia ka ndodhur në qytetin Arak, 290 km në jugperëndim të Teheranit.

Zyrtarët lokalë thanë se zjarri ka shkatërruar pjesën më të madhe të fabrikës.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar.
XS
SM
MD
LG