Ndërlidhjet

Markoviq: Socialistët do insistojnë për BE-në


Partia Socialiste e Serbisë do të insistojë që çdo partner i koalicionit të jetë i përkushtuar për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Lideri i bllokut Serbia e Bashkuar, Dragan Markoviq, i ka thënë agjencisë Reuters se blloku ka vendosur që Serbia duhet të insistojë për t'u anëtarësur në BE, ashtu siç duan liberalët, e jo t'i ndalë përpjekjet për anëtarësim, për shkak se vendet anëtare të BE-së e mbështesin pavarësinë e Kosovës.

"Ne nuk mund t'i shpërfillim institucionet ndërkombëtare, për shkak se vendet anëtare kanë njohur Kosovën. Kjo nënkupton që të mos shkojmë në Lojërat Olimpike në Pekin, për shkak se atje janë francezët, të cilët kanë njohur Kosovën", ka thënë Markoviq.
XS
SM
MD
LG