Ndërlidhjet

Pragë: Diplomacia pro njohjes së Kosovës


Ambasadorët çekë kanë marrë detyrën që të mbrojnë vendimin e qeverisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm gazeta çeke "Pravo".

"Duhet të nisemi nga faktet dhe nuk ka kuptim që të bëjmë politikë bazuar në atë se çfarë mund të ndodhë", u tha ambasadorëve ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg.

Shefja e zyrës çeke në Prishtinë, Janjina Hezebickova, ndërkohë tha se "nuk ka pengesa që Republika e Çekisë të bashkëpunojë suksesshëm edhe me Prishtinën, edhe me Beogradin".

XS
SM
MD
LG